Simeone: Në shtëpinë time, do hamë me pjatat e mia

Futboll

Simeone: Në shtëpinë time, do hamë me pjatat e mia

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 07:20
Ilustrim

Një ditë para përballjes me Barcelonën, Diego Simeone ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa ka replikuar edhe me gazetarët.

Ata i kanë nënvizuar faktin se terreni i stadiumit të ri ‘Wanda Metropolitana’ nuk është fort i përshtatshëm për lojën e katalanasve, por trajneri i Atleticos e ka pasur gati përgjigjen.

“Nëse më fton në shtëpinë tënde, do hamë me pjatat e tua, por nëse vjen në shtëpinë time, do përdorim të miat. Edhe nesër do të luajmë në terrenin tonë, sepse nuk mund të sjellim fushën e ‘Camp Nou-t’, në Madrid. 

Gjithsesi, jam i bindur që në ndeshje të një niveli të tillë, terreni nuk është aspak vendimtar. Ata janë një skuadër e madhe, por ne kemi treguar se jemi të aftë t’i mundim”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat