Iniesta paralajmëron pensionimin prej kombëtares

Futboll

Iniesta paralajmëron pensionimin prej kombëtares

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 09:29
Andres Iniesta në dyluftim me Andi Lilën

“Jam realist, ka shumë mundësi që ky botëror të jetë takimi im i fundit me ekipin përfaqësues”.

Kështu së paku ka pohuar për mediat spanjolle, mesfushori Andres Iniesta, i cili ka udhëhequr kombëtaren e Spanjës drejt sukseseve të mëdha.

Ai ka thënë se ka gjasa të largohet pas “Rusia 2018”, gjersa udhëhoqi kombëtaren spanjolle drejt kreut të Grupit G, aty ku ishin edhe Shqipëria dhe Italia.

“Jam i vetëdijshëm për moshën, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Ka edhe shumë kohë deri te botërori dhe shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë deri vitin e ardhshëm. E më pas do të bëjmë vlerësimet e domosdoshme”, deklaroi ylli i Barcelonës, Iniesta.

Ky i fundit kujtojmë se ka fituar kampionatin botëror dhe atë evropian me “Furinë e Kuqe”.

Mesfushori 33-vjeçar deri më tani për kombëtaren spanjolle ka pasur 418 paraqitje duke realizuar 34 gola. Gjithashtu vlerësojnë se ka luajtur edhe një ndeshje për kombëtaren e Katalunisë në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat