Kessie me premtim ‘qesharak’ në rast të fitores ndaj Interit

Futboll

Kessie me premtim ‘qesharak’ në rast të fitores ndaj Interit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 11:46
Franck Kessie

Franck Kessie do të shkojë në këmbë nga qyteti në qendrën sportive në Milanello.

Franck Kessie ka bërë një premtim të madh para derbit të qytetit mes Milanit dhe Interit.

Mesfushori ka thënë se do të shkojë në këmbë nga qyteti në qendrën sportive në Milanello, nëse “Rossonerët” shënojnë fitore në duelin e madh të dielën.

“Uroj të shënoj dhe nëse fitojmë do të shkoj nga Milano në Milanello me këmbë”, deklaroi Kessie për mediat italiane.

“Duhet të fitojmë dhe t’i marrim tri pikët në çfarëdo mënyre”, u shpreh ai. Në lidhje me cilin futbollist do ta largonte nga skuadra e Interit, ai tha: “Perisic”.

Image
Franck Kessie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat