Ronaldo ia siguroi tri pikë Realit dhe shënoi golin e parë në La Liga

Futboll

Ronaldo ia siguroi tri pikë Realit dhe shënoi golin e parë në La Liga

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:17
Real

Reali e ka mposhtur 2:1 Getafen me golin e Ronaldos në minutën e 85’të.

Real Madridi e ka mposhtur me shumë vështirësi Getafen në xhiron e tetë në La Liga, duke triumfuar në fund 2:1.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në La Liga këtë edicion dhe të tri pikëve për Los Blancos në minutën e 85’të, ndërsa golin e parë e realizoi Karim Benzema (39’).

Për Getafen që i shkaktoi shumë telashe Realit shënoi Jorge Molina (56’), por nuk arritën të marrin pikë pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse kundër ekipit të Zinedine Zidane.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, katër më pak se Barcelona që nga 20:45 përballet me Atletico Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat