Fitore me fat e Ajax ndaj Sparta Rotterdam

Futboll

Fitore me fat e Ajax ndaj Sparta Rotterdam

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:53
Ajax

Ajax “u puth” nga fati këtë të shtunë në fitoren 4-0 ndaj Spartës së Roterdamit, ku dy ishin autogola dhe 1 gol me devijim. Harkëtarët përpara publikut të tyre kaluan pa shumë probleme roterdmasit, dhe pse patën nevojë për një devijim të pafat të Sanusit në të 39-tën.

Në pjesën e dytë goli i dytë i sigurisë për Ajax ishte sërish një autogol me Floranu që devijoi gabimisht në rrjetën e tij. Në të 73-tën, Neres ngriti rezultatin në 3-0 me një goditje të fortë në zonë, ndërsa 3 minuta më pas Ziyech pa topin të devijohej në trupin e Younes për të përfunduar në rrjetë. Në fund Ajax humbi dhe një 11-metërsh me Dolberg, me danezin që kërkon ende golin në këtë sezon të Eredivisie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat