Prishtina tregon fuqinë, mund kampionin në “Riza Lushta”

Futboll

Prishtina tregon fuqinë, mund kampionin në “Riza Lushta”

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:55
Pamje nga një ndeshje

Prishtina bëri lojë të bukur dhe importoi tri pikë nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë. Bardhekaltrit triumfuan me rezultat 2:0 ndaj kampionit Trepçës ‘89 nga Mitrovica, në ndeshjen e javës së dhjetë të elitës së futbollit të Kosovës. Mbi 3 mijë shikues panë lojë të rrjedhshme dhe një Prishtinë shumë energjike, edhe pse ’89-shit ka pasur rastet e veta.

Në minutën e 6-të, Ahmet Januzi kaloi në epërsi Prishtinën, duke e shfrytëzuar mirë një harkim të Liridon Fetahajt.  Në minutën e 31-të, prishtinasit patën një rast të shkëlqyeshëm, por pa sukses, pasi që ganezi Quahsah nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë. Pas dy minutave, gati sa u barazua rezultati. Përparim Islami goditi mjaft mirë, topi përfundon në shtyllën e portierit Visar Bekajt.

Në minutën e 35-të, Ahmed Januzi dyfishon epërsinë. Ai ka qenë në ditën e tij dhe i pandalshëm për mbrojtjen e vendasve.  Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Florent Hasani pati mundësinë ta ngushtoi humbjen, por pa sukses. Në pjesën e dytë,  Mërgim Pefqeli goditi jashtëzakonisht mirë, tërthorësja shpëtoi mitrovicasit. ’89-shi pati rast ideal në minutën e 60-të, kur Hasani gjuajti bukur me kokë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat