Ramos i bën presion Perezit që të nënshkruaj me Laporten

Futboll

Ramos i bën presion Perezit që të nënshkruaj me Laporten

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 18:22
Laporte është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga viteve të fundit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka identifikuar pasardhësin e tij te klubi mbretëror dhe është mbrojtësi i Atheltic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Mbrojtësi, 31 vjeç, njeh nevojën reale për të bërë një nënshkrimi të ri të qendrës së mbrojtjes me opsionet që aktualisht janë të hapura.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Ramos ka diskutuar për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Laporte me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Në të vërtetë, Ramos e sheh Laportes si partnerin ideal mbrojtës nëse Perez mund të arrijë një marrëveshje në janar me Bilbaon.

Duke pasur parasysh sfondin e francezit 23 vjeçar, ai gjithashtu do të jetë i lumtur të luajë me Raphael Varane dhe të favorizohet nga trajneri Zinedine Zidane.

Ramos është i bindur se Laporte, jo vetëm që mund ta rifreskojë mbrojtjen e tyre në një periudhë afatshkurtër, por përfundimisht mund të ketë sukses si një lider i mbrojtjes në një kohë të gjatë.

Për Laporten në të kaluarën kanë qenë të interesuara edhe skuadra tjera të mëdha si rivali i madh Barcelona dhe Manchester City, teksa klauzola e tij mendohet të jetë 70 milionë euro.

Laporte nuk është futbollisti i parë që Ramos ia këshillon presidentit Perez, pasi sipas mediave spanjolli ia ka propozuar edhe mbrojtësin e Real Sociedadit, Alvaro Odriozola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat