Statistikat dhe rekordet e vendosura nga Icardi pas ndeshjes kundër Milanit

Futboll

Statistikat dhe rekordet e vendosura nga Icardi pas ndeshjes kundër Milanit

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 00:02
Mauro Icardi

Interi fitoi ndaj Milanit me rezultat 3-2 në Serie A.

Më meritori për këtë ishte Mauro Icardi me het-trikun e tij në Derby della Madonnina, dhe normalisht që nuk munguan arritjet individuale.

Icardi u bë lojtari i parë që shënon tre gola në derbin e Milanos që nga maji i 2012, atëherë kishte shënuar Diego Milito.

Gjithashtu argjentinasi futet në mesin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë se shtatë gola për Interin në tetë javët e para në kampionat gjatë shekullit XXI.

Statistikat e Icardit ndaj Milanit:

Saktësia e gjuajtjeve: 100 per qind

Gjuajtjet: 4

Gola: 3

Shanse të krijuara: 2

Faulla të pësuar: 2

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit dhe normalisht që edhe aty shpresat e tifozëve të Interit janë te Icardi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat