Klopp: Liverpooli nuk mund ta fitojë Premierligën duke luajtur si Mourinho

Futboll

Klopp: Liverpooli nuk mund ta fitojë Premierligën duke luajtur si Mourinho

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:43
Klopp dhe Mourinho

Klopp ka thumbuar sërish Mourinhon, pas barazimit 0:0 në “Anfield”.

“Të Kuqtë” barazuan 0:0 në “Anfield” me Manchester Unitedin e Jose Mourinhos që sipas Jurgen Klopp “ata kishin ardhur për një pikë”.

Pas ndeshjes, është trajneri i Liverpoolit ai që nuk ka qëndruar i heshtur, duke kritikuar lojën e “Djajve të Kuq”.

“Ata duan ta fitojnë Ligën dhe unë jam i sigurt se ne nuk do të mund të luanim në këtë mënyrë në Liverpool pas 125 viteve pa titull. Nuk mund të qëndrojmë prapa dhe vetëm të presim – kjo nuk është e mundshme”, deklaroi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat