Ajeti: Gati për të mërkurën

Futboll

Ajeti: Gati për të mërkurën

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:01
Albian Ajeti kur kaloi portierin

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është rikthyer furishëm në Basel. Ai në fundjavë shënoi golin e parë në ndeshjen e parë me fanellën e kampionëve të Zvicrës, që nga transferimi nga St. Gallen.

Por, Ajeti është i gatshëm edhe për një sfidë shumë të rëndësishme, siç është ajo në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskës.

Kjo do të jetë ndeshje debutuese për shqiptarin në këtë garë dhe mezi pret që të zbresë në fushë. “Për çdo futbollist është një ëndërr të luaj në Champions League. Gati për të mërkurën”, ka shkruar Ajeti në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat