Kukësi fiton

Futboll

Kukësi fiton

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:23
Lojtarët e Kukësit

Ka përfunduar me shifrat 4:2 sfida mes Kukësit dhe Teutës. Pjesa e parë u mbyll me golat e futbollistëve Bakajt dhe Ethemit, ndërsa në të dytën ishte Alijev ai që shënoi edhe golin e tretë, pasi sapo u fut në fushë. Dy golat e Teutës me Hilën dhe Lenën, ngritën shpresat e durrsakëve për një pikë nga fusha veriore, por Alijev shënoi edhe të katërtin, për të vulosur sfidën.

Kukësi mbetet në vendin e dytë, dhe shkon në kuotën e 13 pikëve, ndërsa për Teutën kjo është humbja e dytë radhazi, dhe mbetet në vendin e gjashtë me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat