Aty ku ishte përgjegjësia dhe sakrifica, ishte Luta, por nuk ishin të tjerët! - Bota Sot
Aty ku ishte përgjegjësia dhe sakrifica, ishte Luta, por nuk ishin të tjerët!

Futboll

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Aty ku ishte përgjegjësia dhe sakrifica, ishte Luta, por nuk ishin të tjerët!

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:47
Në vitet e 90-ta Lutfi Haziri e Nexhmedin Bunjaku, gjatë një aktivitetit sportiv

Qytetarë të Gilanit, mos lejoni të na udhëheqin ata që erdhën me parashut. Vitet ‘90-ta ishin vite të një okupimi të hekurt nga pushtuesi serb, vite të dhunës dhe terrorit që ushtrohej mbi popullatën shqiptare t[ Kosovës.

Dhunë e paparë, ushtrohej mbi sportin dhe sportistet e Kosovës pas suprimimit të autonomisë dhe uzurpimin e komplekseve sportive nga pushtuesi serb.

Pak kush, kishte guximin të ndërmerrte hapin për organizimin e sportit ne Gilan për të kthyer frymën sportive tek rinia gilanase që bredhnin rrugëve, por edhe detyroheshin të braktisnin atdheun shkaku i ftesave për shërbim ushtarak në armatën serbe.

Forumi i rinisë i LDK-së me në krye z. Lutfi Hazirin kryetar dhe Lidhja e sporteve të Gilanit më në krye z. Hafiz Gashin (tashmë i ndjerë), Kemajl Halimi-Raci (i ndjerë) dhe të tjerë, morën hap të guximshëm për të kthyer jetën sportive në komunën e Gilanit, dhe kjo u arrit me sukses duke filluar nga organizimi i ligës në futboll të vogël dhe gjitha sportet tjera.

Futbolli si sporti me masovik, kërkonte edhe përgjegjësi më të madhe, dhe këtë përgjegjësi e mori mbi vehte FRLDK, nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit dhe bashkëpunëtoreve të tij dhe Shoqata e pavarur e gjyqtarëve të Gilanit (SHPGJG) e drejtuar nga z. Skënder Hoxha.

Me fillimin e aktiviteteve sportive e sidomos ndeshjet e futbollit, filloi të shtohen dhuna dhe represaljet, arrestimet dhe torturimet, por asnjëherë nuk arriti pushteti serb që të ndalojë rrugën që kishim filluar drejtë pavarësimit të sportit-futbollit nga ai serb.

Te gjithë akteret e asaj kohe, sakrifikuan çdo gjë për mirëvajtjen e sportit-futbollit në komunën tonë pa u trembur asnjëherë nga rreziqet që na përcillnin çdo hap.

Është e çuditshme se si sot disa parashutist që dolën nga hija dhe me plotë gojën flasin për atë kohë, flasin për organizimin e jetës dhe sportit nl komunën tonl, kurse  atëherë kur kërkohej punë, guxim dhe sakrificë, nuk shiheshin askund, nuk shiheshin as si shikues tek shkolla S. Hallaqi ku zhvilloheshin ndeshjet e ligës në futboll të vogël, sepse kishin frikën të gjendeshin edhe në mesin e 3000-4000 tifozëve që përbënin një armatë të tërë. Të gjithë akteret e asaj kohe të hekurt duhet të ndihen krenar që janë pjesë e kësaj historie, dhe respekti për ta është i pafund.

Duhet të kuptohet rivaliteti politik, por duhet të pranohet edhe realiteti i bazuar në dëshmi dhe fakte, e jo si po tentohet nga një pjese individësh qe atributet e të tjerëve të kthejnë për vehte.

Pra, qytetar të Gilanit, mendoni mirë se kujt po i jepni votën dhe mos lejoni të na udhëheqin parashutistët që as vete nuk dinë se nga kanë ardhur, jepni votën të dëshmuarve në punë, jepni votën atij që është i afërt me qytetarin dhe nga afër dëgjon zërin dhe kërkesat tuaja, votoni për Gilanin sepse Gilani është i Gilangjive.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test