Sahiti: Më zhgënjeu referimi kundër Vëllaznimit!

Futboll

Sahiti: Më zhgënjeu referimi kundër Vëllaznimit!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:25
Samir Sahiti në veprim

Më shumë se 8 skuadra janë në garë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Diferenca e vogël në pikë mes vendit të parë dhe pozitës së tetë, nënkupton se do të zhvillohet garë e ashpër për titull, të paktën kështu duket në dhjetë javët e luajtura. Llapi kryeson renditjen me 20 pikë, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova renditet në pozitën e shtatë me 13 sosh. Vëllaznimi po dëshmon lojëra të mira dhe me shikueshmërinë e madhe ia ka kthyer hijeshinë edhe elitës.  Samir Sahiti, futbollist i Vëllaznimit, herë luan si mbrojtës i djathtë e herë si mesfushor, ashtu si e kërkon nevoja, ankohet se skuadra e tij është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Ai thotë se Vëllaznimi ka nevojë edhe për një mesfushor e sulmues. “Kemi nevojë për një mesfushor ofensivë që na mungon aq shumë dhe një sulmues tipik, kështu mendoj unë, por më mirë e din trajneri këtë”, tha Sahiti.

“Bota sot”: Vëllaznimi është në vend të shtatë me 13 pikë, 7 me pak se lideri, ka tejkaluar parashikimet apo është pritur më shumë?

Samir Sahiti: Besoj se kemi mund të kemi edhe më shumë pikë sikurse kriteret nga gjyqtarët të ishin të barabarta e jo të bëjnë gabime gjithmonë kundër nesh. Sigurisht para kampionatit gjithë kanë menduar se Vëllaznimi llogaritet të bie prapë, por diçka tjetër po ndodhë dhe kanë hesht të gjithë.

“Bota sot”: Vëllaznimi disa herë është ankuar, për sa pikë mendoni se u dëmtua?

Samir Sahiti: Do t’i kishim së paku edhe 10 pikë apo më shumë. Së paku dhjetë pikë gjithsesi.

“Bota sot”: A i frikësohen Vëllaznimit si për nga loja, si për nga shikueshmëria dhe a dyshoni se kjo ndikon që të dëmtohen?

Samir Sahiti: Nuk e di çka të them dhe nuk e di pse e bëjnë këtë, kur dihet se i ka munguar Superligës kaq shumë një klub dhe një tifozeri sikurse Gjakova. Thjesht janë hijeshia e Superligës, çdo ndeshje kemi së paku tre mijë shikues e më së shumti 6-7 mijë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Vëllaznimit?

Samir Sahiti: Synimet tona dihen 99 për qind në janar, ka shumë faktorë që do të ndikojnë, por janari do t’i zbardh të gjitha. Një është e qartë, nuk e kanë të lehtë ta mposhtin Vëllaznimin asnjë skuadër.

“Bota sot”: A është edhe një motiv plus për gjithë futbollistët në klub që keni trajner Ismet Munishin?

Samir Sahiti: Mendoj se është trajner unik, është një punëtor i madh dhe motivimi nuk është pika më e fortë me të, pikën më të fortë e ka punën e palodhshme dhe seriozitetin në punë.

“Bota sot”: Çfarë iu la përshtypje të mirë në 10 javët e para?

Samir Sahiti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat