Manchester City i fortë për Napolin, italianët tani rrezikojnë shumë eliminimin

Futboll

Manchester City i fortë për Napolin, italianët tani rrezikojnë shumë eliminimin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:48
Manchester City tani ka nëntë pikë, ndërsa Napoli mbetet me tri pikë.

Manchester City ka arritur të triumfojë në Ethihad Stadium përballë Napolit me rezultat 2-1.

Skuadra e Pep Guardiolas e nisi mirë ndeshjen pasi shënoi që në minutën e nëntë me Reahem Sterling.

Anglezi përfitoi nga një top i kthyer nga mbrojtja pas goditjes së Walker.

Nuk vonoi shumë dhe rrjetën e gjeti edhe Gabriel Jesus.

Sulmuesi brazilian mori një pasim nga Kevin De Bruyne dhe nga afër shënoi në portën e Pepe Reinas.

Napoli kishte rast të mirë ta ngushtojë epërsinë në pjesën e parë, pasi kishte një penallti.

Nga pika e bardhë dështoi të shënojë Dries Mertens pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Ederson.

Pjesa e dytë ishte më e qetë pasi anglezët tentonin ta mbanin lojën nën kontroll.

Rast të mirë kishte Hamsik në minutën e 65-të që gjuajti me kokë, por mbi portë.

Napoli hapi takimin në mintuën e 72-të kur nga pika e bardhë shënoi Diawara.

Deri në fund nuk pati më gola.

Manchester City tani ka nëntë pikë, ndërsa Napoli mbetet me tri pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat