Partizani i Beogradit niset për në Shqipëri

Futboll

Partizani i Beogradit niset për në Shqipëri

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:17
Pamje nga nisja

Partizani i Beogradit është nisur sot në mëngjes drejt Tiranës, teksa trajneri serb Miroslav Gjukiq ka folur për mediat e vendit të tij nga Aeroporti “Nikola Tesla”, duke komentuar situatën në prag të ndeshjes.

“Është një ndeshje vendimtare për të parë se ku mund të përfundojmë në grup. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar të gjithë 6 pikët, por sigurisht që ne shkojmë pr të fituar në Elbasan. Ata do ta mbajnë topin dhe do të jenë agresivë, por ne do të shkojmë për të rrëmbyer topin dhe të bëjmë atë që ata nuk do të munden”, tha 51-vjeçari.

Më tej ai ka folur edhe për atmosferën që mund të jetë në stadium në “Elbasan Arena”

“Gjithkund ka mjedise armiqësore. Ne duhet ta harrojmë këtë gjë dhe të luajmë futboll. Skuadrat që largohen nga kjo gjë, kanë sukses. Ne kemi një ekip të bashkuar edhe jashtë fushave. Kjo është mënyrë e vetme. Ne nuk jemi lider politike, që të zgjidhim të kaluarën dhe të ardhmen, por do të shkojmë për të luajtur futboll.

Duhet të luajmë pa frikë që nga minuta e parë. Mbi të gjitha duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur për të fituar. Kjo është hera e parë që iki në Shqipëri. Fillimisht të fitojmë dhe më pas do të mendoj për që do më lërë. Është një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen në Europa League”, tha Gjukiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat