Gerrard: Ky lojtar serb, kundërshtari im më i ashpër!

Futboll

Gerrard: Ky lojtar serb, kundërshtari im më i ashpër!

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:09
Stiven Gerrard

Ish-mesfushori i Liverpool, Stiven Gerrard, beson se Nemanja Matiç është një nga kundërshtarët më të ashpër, me të cilin ka luajtur ndonjëherë, dhe pranon se ai nuk dëshironte ta shihte serbin të bashkohej me Manchester United. Matiç bëri kalimin e befasisë në “Old Trafford” nga Chelsea, këtë verë, për 35 milionë paundë dhe që atëherë është “themeluar” si një pikënisje e skuadrës së Jose Mourinhos. Manchester United ka hyrë në vendin e dytë të renditjes së Premier League pas tetë ndeshjesh dhe Gerrard beson se 29-vjeçari është nënshkrimi ideal për “Djajtë e Kuq”. “Ai është një nga kundërshtarët më të vështirë, që kam pasur kundër si një numër 6, – tha legjenda e Liverpool për “BT Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat