Shqipëria U-17 dorëzohet në dy minutat e fundit

Futboll

Shqipëria U-17 dorëzohet në dy minutat e fundit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 17:05
Portieri shqiptar

Shqipëria U-17 është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 përballë Kroacisë në ndeshjen e luajtur sot në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë përballë një kundërshtari mjaft të fortë, por u ndëshkuan dy minuta nga fundi i takimit me anë të një penalltie të shkaktuar nga Smajlaj dhe të shndërruar në gol nga Krizmaniç.

Ky ishte takimi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U17 “Angli 2018” i vlefshëm për Grupin 2. Në takimin tjetër të këtij grupi që u luajt në Durrës, Spanja mposhti Lihtenshtejnin 3-0. Takimi i ardhshëm për kuqezinjtë do të jetë ditën e dielë përballë Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat