Gashi shpreson se do ta fitojnë derbin e rajonit të Drenicës

Futboll

Gashi shpreson se do ta fitojnë derbin e rajonit të Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:11
Dugagjin gashi me të kuqe në aksion

Java e 11-të përkatësisht e fundit e fazës së parë të elitës së futbollit, pa dyshim se do të sjellë disa derbi që vështirë është të parashikohet se cila nga skuadrat do të jetë më afër qëllimit. Derbi i skuadrave të rajonit të Drenicës do të luhet nesër (14.00) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica ndeshet me Feronikelin nga Drenasi, kurse Gjilani në konak të vetin ndeshet me kampionin në fuqi Trepçën ’89, ndërsa lideri do të luajë në Prizren me Lirinë dhe derbi kuqezi luhet në Prishtinë në mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit nga Gjakova. Të shtunën luhen dy takime, Prishtina-Besa dhe derbi i Anamoravës në mes Vllaznisë nga Pozhorani dhe Gjilanit.

Mesfushori i Drenicës, Dugagjin Gashi, shprehet optimistë para sfidës me Feronikelin dhe madje kërkon edhe pikë të plota që ta përmirësojnë edhe renditjen e klasifikimit. “Mendoj se është ndeshje e vështirë, për faktin se është derbi vendas, megjithatë jemi të motivuar në maksimum dhe besoj që do t’i arkëtojmë tri pikë, duke e marrë parasysh që do ta kemi ndihmën e madhe të ‘Shqiponjave të Zeza’”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku janë përparësitë e Drenicës? “E para, jemi si vendas dhe duke e marrë parasysh që si vendas është shumë e vështirë të na mposht ndonjë skuadër. E dyta, e kemi lojën shumë të mirë kolektive dhe ekip me një atmosferë shumë të mirë e të komponuar”, tha futbollisti. Drenica është në vend të tetë me 13 pikë, një me shumë se Feronikeli që renditet në pozitën e nëntë në klasifikim. Ai tha se janë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat