Astana shkatërron Makabin

Futboll

Astana shkatërron Makabin

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:13
Atana

Kazakët e Astanës kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-0, ndaj izraelitëve të Makabi Tel Avivit, në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të Europa Ligës.

Heroi i pjesës së parë ishte Twumasi, që shënoi dy herë në portën e Makabit, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Kabanga shënoi edhe dy gola të tjerë. Minutat në vijim nuk sollën asgjë për t’u shënuar, me kazakët që filluan të menaxhojnë lojën dhe izraelitët e dorëzuar.

Pas kësaj fitoreje, Astana shkon në kuotën e 4 pikëve, po aq sa kanë edhe Villareali e Slavia Praga, të cilat do të përballen sonte në orën 21:05, në Spanjë. Nga ana tjetër, Makabi Tel Aviv, që vitin e kaluar surprizoi edhe zikaltrit e Interit, këtë sezon mbyll renditjen e grupit me vetëm 1 pikë në 3 takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat