Mediat serbe kallen nga Flamuri gjigant kombëtar dhe UÇK-ja!

Futboll

Mediat serbe kallen nga Flamuri gjigant kombëtar dhe UÇK-ja!

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:07
Flamuri Gjigant Kombëtar

Flamuri gjigant kombëtar i ka kallë disa nga mediat serbe. Sidomos fletushka “Kurir” e Beogradit ka raportuar se Partizani i Beogradit është provokuar nga tifozët e Skënderbeut. Sipas kësaj fletushke, që njihet për shkrime bombastike, ka shkruar:

“Tifozët e Skënderbeut kanë kënduar këngë provokuese në ndeshjen me Partizanin në Elbasan. Ata kanë fyer Serbinë, dhe gjithashtu kanë përmendur UÇK-në. Ndër të tjera, ata këndonin: ‘Kosova është zemra e Shqipërisë’”.

Në fakt Partizani u prit dhe u përcoll në mënyrën më të mirë në Elbasan, sigurisht kjo shovinistët serb i ka bërë nervoz, për faktin se kanë pritur ndonjë incident, por nuk ka ndodhur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat