Presidenti i Skënderbeut paralajmëron Beogradin

Futboll

Presidenti i Skënderbeut paralajmëron Beogradin

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:26
Ardjan Takaj

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës ndaj Partizanit të Beogradit edhe pse priste fitore. Ai shprehu besimin se korçarët do të bëjnë një paraqitje pozitive edhe në ndeshjen që do të luhet në Serbi.

“Sigurisht që prisja që të fitonim, por nuk mundëm të shënonim. Gjithsesi, skuadra bëri një paraqitje të mirë. Sfida në Beograd? Skënderbeu ka treguar që edhe jashtë fushës di të luajë futboll të bukur. Do të kërkojmë rezultat pozitiv në çdo fushë”, tha Takaj pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat