Zhgënjyese

Futboll

Zhgënjyese

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:29
Manuel Locatelli

Milani janë fishkëllyer në ‘San Siro’ nga tifozët e tyre pas barazimit 0:0 ndaj AEK në Europa Ligë. Sipas Manuel Locatellit ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë, pasi rezultatet e ‘Rosonerëve’ janë zhgënjyese.

“Ata kanë plotësisht të drejtë që të na fishkëllejnë. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm por nuk po e tregojmë këtë. Nuk di çfarë të them, por duhet të mos i zhgënjejmë tifozët”, ka thënë Locatelli.

Milani ka vetëm 12 pikë pas tetë ndeshjeve në Serie A në këtë sezonë, duke fituar katër dhe duke humbur katër ndeshje të tjera, ndërsa në Europa Ligë ka shtatë  pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat