Real Madridi kërkon ‘vrasësin zikaltër’

Futboll

Real Madridi kërkon ‘vrasësin zikaltër’

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:52
Icardi po përjeto super-formë dhe këtë e tregoi me het-trikun ndaj Milanit

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka përfunduar në radarin e gjigantit evropian, Real Madridit, të cilët e duan si pykë për sulmin e tyre.

Mediat italiane kanë vërejtur se Real Madridi janë të interesuar për sulmuesin argjentinas të Interit, Icardi.

Megjithatë, Mbretërit e duan nënshkrimin e argjentinasit për sezonin e ardhshëm dhe jo për afatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi argjentinas ka pasaportë evropiane apo jo-ekstrakomunitare, është 24 vjeçar dhe është ylli i Interit.

Mediat transalpine sugjerojnë se çmimi i shitjes do të ishte 110 milionë euro nga ky lojtar i cili përfundon kontratën e tij në vitin 2021.

Megjithatë, drejtuesit Nerazzurr janë të interesuar të ‘blindojnë’ yllin e tyre me një kontratë të re, ku do hiqej edhe klauzola e largimit.

Ndryshe, Icardi ka nëntë gola në tetë ndeshje dhe ardhja e tij do të nënkuptojë largimin e njëri nga anëtarët e ‘BBC-së’ dhe Bale ka shumë gjasa të largohet nga klubi mbretëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat