Rrëfimi drithërues

Futboll

Rrëfimi drithërues

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 13:00
Adel Taarabt

Adel Taarabt ka luajtur me kuqezinjtë për 6 muaj nga janari deri në qërshor 2014, përpara se të largohej për t’u rikthyer tek QPR pas huazimit. Por ai ka vetëmn se një zhgënjim të madh dhe të freskët nga Milan.

“Ajo eksperiencë më ka masakruar mentalisht. Si kuqezi bëra mirë, doja të qëndroja, ishim afër firmosjes. Por më pas erdhi Inzhaghi që bëri zgjedhje të tjera. Kthimi te QPR, pasi kisha luajtur në Champions, me kampionë si Kaka, më bëri keq”, pranon Taarabt gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”.

“Tre javë më parë ishte këtu në Genova për të më takuar, unë kam shkuar në Monaco për ta takuar, së bashku me ish-presidentin tim Britaore. Ai është si unë: kemi nevojë për dashuri. Kur je shumë i ri të thonë që je shumë i fortë dhe do të bëhesh një kampion, por më pas rritesh dhe nuk është e lehtë. Mario ka një zemër shumë të madhe, do të rikthehet i madh” tha ai për mikun e tij të vetëm nga kuqezinjtë, Balotelli. 

“Nuk e di nëse mund ta quajmë njëri-tjetrin miq, por sigurisht që më ka ndryshuar jetën. Madje edhe fizikisht, pasi kam humbur 11 kg. Shëndoshem menjëherë dhe këtu ndikon jeta jashtë futbollit. Isha beqar, më pëlqente të dilja me shokët e mi, të shkoja nëpër restorante. Kur je 23 vjeç mund ta bësh, por në moshën 28-vjeçare duhet të ndryshosh stil jetese. Tashmë e kam bërë” tha ai.

“Në fillim të karrierës mbështetesha vetëm te talenti. Nuk besoja te forca e grupit, të luaja për skuadrën. Doja të fitoja sipas mënyrës time. Këtu kam kuptuar se futbolli është një lojë kolektive dhe që të jesh një lojtar i kompletuar duhet të dish të vuash. Nuk ka qenë e lehtë, të vrapoja pa top nuk më ka pëlqyer kurrë, por kur mësohesh, gjithçka të bëhet e natryshme. Tani nëse mbetem pa stërvitje një ditë, nuk ndihem rehat: ndjej dëshirën për të vrapuar” pranoi në fund ndërkombëtari maroken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat