Hetemaj fiton derbin e Veronës

Futboll

Hetemaj fiton derbin e Veronës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:34
Përparim Hetemaj

Futbollisti nga Kosova, Përparim Hetemaj, është sikurse në qiellin e shtatë, për faktin se me skuadrën e tij, Chievo triumfuan në derbin e qytetit të Veronës. Chievo ngadhënjeu me rezultat 3:2 ndaj Veronës, në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A.

Hetemaj dëshmojë lojë jashtëzakonisht të mirë, por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 49-të, ndërsa mysafirët luajtën me një futbollist me pak na minuta e 40-të kur Zuculini u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.  Inglese (23’ e 30’) dhe Pellissier (73’) shënuan për Chievon, si dhe Verde (6’) e Pazzini (55’-nga penalltia) për Veronën. Chievo është në vend të shtatë me 15 pikë, kurse Verona renditet i 16-ti me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat