Xhaka me Arsenalin ‘shkelin’ Evertonin e Rooneyt

Futboll

Xhaka me Arsenalin ‘shkelin’ Evertonin e Rooneyt

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:24
Ilustrim

Arsenali importoi tri pikë domethënëse nga stadiumi “Goodison Park” në Liverpool. Arsenali triumfoi me rezultat 5:2 kundër Evertonit, në ndeshjen e javës së nëntë të Premier Leagues në futboll. Evertonit iu komplikuan edhe më shumë punët në minutën e 68-të, kur Gueye u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Taulant Xhaka luajti titullar për Arsenalin dhe iu gëzuan kësaj fitore të madhe. Në minutën e 12-të, Wayne Rooney nga rreth 18 metra dërgoi një projektil, duke shënuar eurogol në këndin e epërme të portës së Arsenalit pikërisht në minutën e 12-të.

Në minutën e 40-të, Nacho Monreal nga afërsia shënoi për 1:1. Në minutën e 53-të, Mesut Ozil me kokë shënoi gol të bukur pas harkimit të Alexis Sanchez, 1:2. Në minutën e 74-të, Ozil për mrekulli asistoi deri të Alexandre Lacazette, i cili brenda 16-shit me një goditje të fortë e mposhti portierin Pickfpord dhe 1:3. Në minutën e fundit, Aaron Ramsey shënoi (1:4) për ‘Topçinjtë’, kurse Oumar Niasse (90+2) ngushtoi rezultatin në 2:4. Nuk vonoi shumë (90+5) dhe Alexis Sanchez thelloi fitoren në 2:5. Arsenali ngjitet në vend të pestë me 16 pikë, kurse Everton është i 18-ti me 8 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat