Drita - Prishtina, pa gola!

Futboll

Drita - Prishtina, pa gola!

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2017 Në ora: 15:25
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja kryesore e kësaj jave është zhvilluar në Gjilan në mes Dritës dhe Prishtinës, e cila përfundoi pa gola (0:0). Një pikë e madhe për Prishtinën, kurse Drita u përpoq maksimalisht por assesi që të gjejnë golin e fitores kundër skuadrës me renome.

Në minutën e 24-të,  Visar Bekaj shpëton Prishtinën, rast ideal i Rexhës. Në funde të pjesës së parë, Astrit Fazliu nuk shënon në portën pa portier. Drita tani renditet në vend të pestë me 18 pikë, kurse Prishtina bien në pozitën e dytë me 22 pikë, duke ia lëshuar kreun Llapit që ka 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat