Futbollisti i Kosovës përfundon në spitalin e Tiranës

Futboll

Futbollisti i Kosovës përfundon në spitalin e Tiranës

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Futbollisti i Kosovës përfundon në spitalin e Tiranës

I pafat mbrojtësi i Kosovës, Bajram Jashanica. Në minutën e fundit të pjesës së parë futbollisti i Skënderbeut, pas një ndërhyrjeje që bëri në mesin e fushës, Jashanica është shtrirë përtokë dhe është dashur në fakt më shumë se tri minuta ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë. Jashanica më pas është dërguar me autoambulancë në spitalin e qytetit të Korçës.

Atje ka kryer menjëherë një eko në pjesën e shpatullës pasi dyshohej se kishte thyerje, por fatmirësisht e ka nxjerrë pa një problem të tillë. Dyshohet se Jashanica mund të ketë shembje në pjesën e shpatullës dhe për këtë, po sipas mjekut Jorgo Pantazi, mbrojtësi Jashanica do të dërgohet sot në kryeqytet dhe më konkretisht në spitalin “Salus” për të kryer rezonancën dhe nesër do të merret përgjigjja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat