Prekazi: Do t’i tregojmë Evropës se rezultatet tona nuk janë të rastësishme

Futboll

Prekazi: Do t’i tregojmë Evropës se rezultatet tona nuk janë të rastësishme

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:46
Rafet Prekazi

Kombëtarja e Kosovës U-21 është gati për ndeshjen e sotme kundër Izraelit, që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 19:00. Djelmoshat dhe stafi i Kombëtares U-21 presin që në ndeshjen e sotme do ta kenë përkrahjen e madhe të tifozëve, e cila do t’u jepte forcë shtesë për ta finalizuar me sukses punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21.

“Si çdo herë edhe në këtë ndeshje pres angazhim maksimal të futbollistëve. Ne kemi punuar për të pasur një paraqitje të mirë dhe për të arritur sukses, por duhet pasur parasysh se në futboll asnjë ndeshje nuk është e  njëjtë, secila i ka veçoritë e saj. Jemi përfaqësuese e re në Evropë, prandaj duhet të japim mbi 100 për qind për t’i treguar Evropës se lojët e paraqitura në ndeshjet e kaluara nuk kanë qenë të rastësishme dhe se më nuk jemi kafshatë e lehtë për askënd.

Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e Izraelit, mirëpo këtu ka brumë dhe vetëm duhet që populli t’i përkrahë dhe t’u japë kurajë. Gjithsesi, ne duhet të flasim pak e të punojmë shumë dhe sigurisht se as rezultatet nuk do të mungojnë. Të gjithë duhet të mburremi me këta djelmosha që japin maksimumin e tyre për shtetin e tyre”, ka thënë Rafet Prekazi, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U-21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat