Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning

Futboll

Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Gabriel Barbosa

Raportet në Portugali sugjerojnë se braziliani Gabriel Barbosa i njohur si Gabuigol ka refuzuar një huazim gjatë janarit në skuadrën kineze, Jiangsu Suning, pavarësisht Interit që dëshiron ta zëvendësojë atë me mesfushorin Ramires.

Sulmuesi brazilian u bashkua me Nerazzurrët nga Santosi në një marrëveshje me vlerë rreth 33.5 milionë euro, por ai nuk arriti të bëjë një ndeshje të vetme si titullar në Serie A dhe shënoi vetëm një herë.

Kjo pa sulmuesin, i njohur si Gabigol, të huazohet të gjigantët portugez, Benfica, në fillim të verës, me mundësi blerje në përfundim të sezonit.

Megjithatë, Barbosa nuk ka arritur të bëjë përparim në Portugali dhe ka luajtur vetëm 26 minuta deri më tani te Benfica.

Sipas mediumit portugez Record, Benfica dëshiron të lejoj atë që të kthehet në San Siro në muajin janar te skuadra që e ka në pronësi, Interi.

Por, Nerazzurrët nuk kanë vend për sulmuesin brazilian dhe kanë planifikuar ta dërgojnë atë në Kinë, apo më saktë në Superligën kineze te Jiangsu Suning.

Të dyja skuadrat, Interi dhe Jiangsu Suning janë në pronësi të Suning Group, dhe marrëveshja e propozuar do ta kishte parë Ramiresin të lëviz në anën tjetër në një shkëmbim huazimi.

Megjithatë, Gabigol e ka refuzuar këtë, pasi ai do të preferonte të qëndronte në Evropë ose të kthehej në Brazil, te ish-skuadra, Santosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat