Shaqiri nxori penalltinë, Zvicra triumfoi në Belfast

Futboll

Shaqiri nxori penalltinë, Zvicra triumfoi në Belfast

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:19
Lojtarët e Zvicrës

(E Plotësuar): Zvicra bën hapin drejt Kampionatit Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm në Rusi. Zvicra me shqiptarë shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Irlandës Veriore, në ndeshjen që u luajt në Belfast. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është më i merituari për këtë fitore, i cili në minutën e 56-të nxori penalltinë, pasi që goditja e tij u ndalë me dorë nga Evans.

Ricardo Rodriguez ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe i solli fitoren e madhe Zvicrës, e cila me qetësi e pret ndeshjen e kthimit të play-off-it, që luhet ne 12 nëntor në "St. Jakob-Park" në Basel. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili u paraqitën titullarë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 83-të nga Frei, kurse Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.  

87' Zvicra shumë afër fitores në ndeshjen e parë të play-off-it. Admir Mehmedi futet në lojë.  

81' Portieri i Zvicrës, Sommer, deri me tash i papunë, nuk ka pasur ndonjë goditje direkte e të rrezikshme, falë mbrojtjes në nivelin e lartë. Irlandezët kërkojnë penallti, por gjyqtari vepron drejt, pasi topi e preku në gjoks lojtarin zviceran.   

78' Zvicra në epërsi, e cila i jep një përparësi të madhe për ndeshjen e kthimit që luhet të dielën e 12 nëntorit në Basel. 

 73' Irlanda po tregohet e rrezikshme, e cila dy herë tentoi, por në asnjërën nuk qenë të efektshëm.

69' Shaqiri në pozitë të mirë, por nuk goditi si duhet topin dhe rasti shkoi huq.

67' Zvicra drejt fitores, një hap drejt kualifkimit.

58' Ricardo Rodriguez me mjeshtri e kreu penalltinë dhe kaloi në epërsi Zvicrën. 
56' Trimi nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me një goditje në stilin e tij, por topi ndalet me dorë nga Corry Evans brenda 16-shit dhe gjyqtari akordoi penallti.

54' Rast i artë për Zvicrën, por Seferoviq nuk arriti topin që të fut në rrjetë pas asistimit të Xhemailit.

52' Shaqiri gjuajti, por i pasaktë që të qëlloi portën.

50' Atmosferë fantastike në Belfast, por nuk ka gola.

46' Xherdan Shaqiri i pafat. Ai nga rreth 13-14 metra në një pozitë si anash dërgoi gjuajtje të fuqishme e mjeshtërore, por për fat të keq të tij topi për disa centimetra mbi portë.  

Filloi pjesa e dytë.

45' Pa gola. Një Zvicër dominuese dhe kërkuese, por pa realizim. 

43' Nuk ka ndryshim rezultati. Zvicra është më e mirë por nuk po arrin të shënojë.

37' Lojë e nivelizuar, Irlanda kërkon të shënojë përmes ndonjë kundërzbritje, por deri me tash nuk arrijnë të jenë pranë portës së rivalit.

33' Vetëm një karton i verdhë, Schar i Zvicrës. Zviceranët luajnë shumë më mirë, luftojnë me mish e më shpirt sidomos mbrojtja është në nivelin më të lartë. 

30' Rezultati 0:0, Zvicra sundon sfidën, por sulmuesit e saj ende nuk e gjejnë portën. 

26' Zvicra dominon, ka raste më shumë, por të pafat deri me tash që të shënojnë.

23' Xherdan Shaqiri më shokë me ngulm kërkojnë golin e epërsisë.

21' Nuk ka gola deri me tash. Irlanda Veriore dhe Zvicra synojnë një biletë për në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.

 17' Zvicra gjithnjë e më e rrezikshme, e cila vjen deri mundësia e rastit por pa finalizim. Seferoviq humbë një rast të mirë kur portieri McGovern shpëtoi gol të sigurt.

12' Xhaka sërish i rrezikshëm, por gjuajtja e tij nga rreth 17 metra shkoi larg mbi portën e irlandezëve.

10' Lojë e baraspeshuar, Zvicra luan me kujdes dhe tenton për të sulmuar në drejtim të portës vendase. Xhaka gjuajti lart mbi portë.

5' Zvicra paraqitet në fushë me tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Grani Xhaka e Blerim Xhemaili. 

Zvicra me shqiptarë kundër Irlandës Veriore, në ndeshjen e play-off-it, që siguron biletën për në Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll.

Irlanda Veriore-Zvicra    0:1

Stadiumi "Windsor Park", Belfast.
Gjyqtar: O. Hategan (Rumania).
Shënues: Rodriguez (58' - nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Evans - Schar.
Irlanda Veriore: McGovern, McLaughlin, McAuley, Evans, Brunt, Evans (Saville 65'), Norwood, Davis, Magennis, Lafferty (Washingto 78') dhe Dallas (Ward 52').
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili (Frei 83'), Zuber *Mehmedi 87') dhe Seferoviq (Embolo 77').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat