PSG kontakton Conten për vitin 2018

Futboll

PSG kontakton Conten për vitin 2018

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 06:42
Antonio Conte

Paris Saint-Germain ka kontaktuar trajnerin e Chelseat, Antonio Conte për të rënë dakord për një marrëveshje nëse Unai Emery nuk arrin të dërgojë skuadrën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti francez po dështon tash e disa sezone radhazi në Evropë, edhe përkundër transferimeve të mëdha vit pas viti.

Ky thuhet të jetë sezoni i fundit sprovues për trajnerin spanjoll, Emery, pasi tani ka një super-skuadër me transferimet e Neymarit dhe Kylian Mbappes.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, klubi është i gatshëm të largojë ish-trajnerin e Sevillas, Emery, kontrata e tanishme e të cilit shkon deri në qershor të vitit 2018.

Objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm do të ishte Conte, i cili raportohet të jetë me raporte të acaruara me drejtuesit e Chelseas.

E gjithë kjo për shkak të vështirësive në tregun e transferimeve dhe mos-zbatimin e kërkesave të tij për blerje.

Gazeta Le Parisien raporton se PSG tashmë e ka kontaktuar entuziazmin Conte, i cili do të ishte italian i dytë për të udhëhequr gjigantët e Ligue 1 pas Carlo Ancelottit.

Ky është një lajm i keq për Milanin, të cilët janë lidhur shumë me një goditje për Conten në verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat