Zhdrella: A e dini pse kampionati është më interesant?

Futboll

Zhdrella: A e dini pse kampionati është më interesant?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 10:06
Mentor Zhdrella

Mesfushori më i mirë në vend, Mentor Zhdrella, është optimistë se me Llapin nga Podujeva do të dalin kampion në elitën e futbollit të Kosovës, duke e parë organizimin dhe punën që bëhet në ekipin e tyre. “Besoj se do të mbajmë pozitën e parë deri në fund. Kemi potencial dhe jemi shumë të organizuar. Ka ndeshje shumë deri në fund, mbetet me pa çfarë po ndodhë”, thotë Zhdrella. Ai tha se niveli është i njëjtë me kampionatet e kaluara, por sipas tij është fakt se është më interesant lufta për titullin e kampionit. “Sigurisht se niveli është i njëjtë, ndërsa kampionati është më interesant sepse është në pyetje dalja në Evropë, kjo bënë që rezultatet, pikët të jenë në rend të parë nga secila skuadër”, thotë ai.

A është trajneri Batatina edhe një motivues i madh në ekip? “Sigurisht se po. Batatina është shumë motivues për ekipin dhe treguesi më i mirë janë rezultatet, jemi lider”, thotë Zhdrella, i cili premton maksimumin. Zhdrella beson e shpreson se synimet do t’i bëjnë realitet dhe në fund t’i gëzojnë tifozët e zjarrtë llapjan, “Legjendat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat