Lëndohet Strakosha, do të humbas përballjen me Turqinë dhe Romën

Futboll

Lëndohet Strakosha, do të humbas përballjen me Turqinë dhe Romën

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:17
Thomas Strakosha

Pas Radja Nainggolan, tani portieri i Lazios Thomas Strakosha është në dyshim për derbin e Romës pas një lëndimi me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori Nainggolan u dërgua në shtëpi më herët se që pritej nga ana e kampit të Belgjikës. Ai u diagnostikua me një tendosje të kofshëve dhe është dyshim nëse do të paraqitet “Derby della Capitale”.

Lazio gjithashtu mund të mbetet pa portierin e tyre, pasi Strakosha u largua mbrëmë nga stërvitjet me kuqezinjtë.

Portieri 22-vjeçar raportohet se ka probleme me muskujt e këmbës, e cila gjë ka bërë që mos të paraqitet edhe kundër kombëtares turke.

Shqiptari raportohet gjithashtu se është nën vëzhgimin e shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Juventusin.

Theksojmë se takimi mes dy klubeve kryeqytetase në Stadio Olimpico do të zhvillohet të shtunën, më 18 nëntor në ora 17.00.

Ndryshe, Lazio zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Serie A me 28 pikë, në më shumë se romakët e vendit të pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat