Barcelona largon tre mesfushorë për të nënshkruar me Coutinhon

Futboll

Barcelona largon tre mesfushorë për të nënshkruar me Coutinhon

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Philippe Coutinho

Lideri aktual i kampionatit spanjoll, Barcelona vazhdon të këmbëngul për transferimin e Philippe Coutinhos.

Mesfushori brazilian ishte objektivi kryesor i Barcelonës, por që në fund transferimi i tij dështoi gjatë afatit kalimtar të verës.

Tani Barcelona do të tentoj me çdo kusht transferimin e Coutinhos pasi konkurrenca është shtuar.

Juventus dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat tjera që kanë shfaqur interesim për brazilianin.

Gjithsesi Barcelona ka bërë gati shitjen e tre mesfushorëve për ta pasur më të lehtë arritjen tek Coutinho.

Mesfushori turk, Arda Turan pritet të rikthehet në vendlindje për të nënshkruar me Galatasarayn e Barcelona nga transferimi i tij do t’i fitojë rreth 20 milionë euro.

Drejt largimit është edhe braziliani Rafinha ka po kërkohet nga Roma, Tottenham Hotspurs dhe Liverpool e që shitja e tij arkat e Barcelonës do t’i shtonte 30 milionë euro të tjera.

Lojtari i tretë që peitet të largohet do të jetë spanjolli Denis Suarez.

Suarez ka kërkuar më shumë hapësira dhe ai mund të largohet nga klubi nëse ndonjë skuadër ofron 30 milionë euro.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, oferta e fundit e Barcelonës për klubin anglez Liverpool do të jetë 180 milionë euro që të nënshkruajnë me Coutinhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat