Dybala shpërfill Barçën dhe Realin, dëshiron të luaj për Guardiolan te City

Futboll

Dybala shpërfill Barçën dhe Realin, dëshiron të luaj për Guardiolan te City

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:02
Dybala ndaj Man Cityt në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Manchester City po inkurajohen që të bëjnë një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, pasi thuhet se argjentinasi dëshiron të punoj me Pep Guardiolan.

Gjiganti anglez po dominon Ligën Premier këtë fillim sezoni, por drejtuesit e klubit duan që ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Pas ndeshjeve të mira në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampionëve, tani janë vet futbollistët që duan të luajnë për “Qytetarët”.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Dybala është i etur për të punuar nën urdhrat e trajnerit të Cityt, Pep Guardiola.

Sulmuesi argjentinas dëshiron një sfidë të re pas dy vitesh në Juventus dhe është ‘lodhur’ me interesimin nga klubet spanjolle.

Barcelona kishte shansin ta transferonte atë për 120 milionë funte si zëvendësim për Neymarin, por vendosi të nënshkruante me Ousmane Dembelen nga Borusia Dortmundi.

Argjentinasi ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje këtë sezon dhe ishte i lidhur me gjigantët e La Ligas, Barçën dhe Real Madrid gjatë verës.

Një lëvizje e Cityt do t’i jepte atij mundësinë për të luajtur së bashku me shokët e ekipit kombëtar argjentinas, Nicolas Otamendi dhe Sergio Aguero, në nivel klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat