Bileta më e lirë dhe më e shtrenjtë Kosovë-Letoni

Futboll

Bileta më e lirë dhe më e shtrenjtë Kosovë-Letoni

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Një tifoz

Sot në orën 19:30 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja miqësore, Kosovë – Letoni. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kombëtarja e Kosovës e luan në shtëpi që pas pranimit në UEFA e FIFA dhe pritet me interesim nga dashamirët e futbollit. FFK njofton opinionin se biletat për këtë ndeshje shiten edhe gjatë ditës së sotme në qendër të Mitrovicës, tek K-Mobile dhe tek Prince Caffee, derisa në afërsi të stadiumit “Adem Jashari” shitja fillon në dy pika prej orës 15:00.  Ftohen qytetarët që të vinë më herët në mënyrë që të shmanget tollovia, derisa iu rikujtojmëse se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit është i kompjuterizuar. Hyrja në stadium pa biletë nuk do t’i lejohet asnjë personi, qofshin edhe fëmijë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat A, B, C, D = 10 Euro
Tribunat J, K, L. M, N = 3 Euro
Tribunat O, P, Q, R, S = 5 Euro
Tribunat U, V, X, Y = 3 Euro
Tribunat E, F, G, H, I = 10 Euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat