Ditë zie për Gareth Bale

Futboll

Ditë zie për Gareth Bale

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:24
Ditë zie për Gareth Bale

Në momentin e vështirë që po kalon me lëndime, Gareth Bale goditet nga një tragjedi. Portali “Wales Online” raporton që vëllau i gruas së Bale, Emma Rhys-Jones, Alexander Willias, është gjetur i vdekur. Trupi i të ndjerit është gjetur të mërkurën në mëngjes, në shtëpinë e prindërve të tij në Penarth, pak kilometra larg nga Cardifi.

Alexander ishte 29-vjeçar, derisa merrej me përfaqësitë e makinave të babait. Sipas portalit në fjalë, policia po heton vdekjen. Për momentin ata nuk kanë gjetur prova të dyshimta. Vdekja e Alexander nuk po trajtohet si e dyshimtë. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës policor. “Vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe mjeku është informuar”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat