UEFA investon 2 milionë euro në Obiliq për kampin Nacional të FFK-së

Futboll

UEFA investon 2 milionë euro në Obiliq për kampin Nacional të FFK-së

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:46
Gati stadioni i ri

Stadiumi i Obiliqit “Agron Rama” do të shndërrohet në një mini-kamp në të cilin do t'i zhvillojë stërvitjet Kombëtarja e Kosovës.

Kjo do të realizohet në kuadër të një investimi prej 2 milionë eurosh që UEFA do të bëjë në Kosovë lidhur me përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Për të diskutuar lidhur me detajet e marrëveshjes së nënshkruar për këtë investim kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti në takim kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, dhe sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihu.

Njoftimi i plote:

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi priti në takim kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Eroll Salihun.

FFK ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së Edukimit dhe kampit nacional të FFK-së në stadiumin "Agron Rama", në Obiliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat