Zbardhen debatet në stol, De Rossi i hakërrehet trajnerëve

Futboll

Zbardhen debatet në stol, De Rossi i hakërrehet trajnerëve

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 07:06
Daniele De Rossi

Si të mos mjaftonte mbetja jashtë botërorit, mediat italiane kanë veçuar një debat të mesfushorit Daniele De Rossi me stafin e Venturës, kur këta të fundit i kërkuan të futej në fushë, pak minuta nga fundi i sfidës me Suedinë.

“Po ku të shkoj unë, nuk e kuptoni se na duhet të shënojmë gol dhe jo të mbajmë barazimin?”, iu hakërrye De Rossi njërit prej pjesëtarëve të stafit të Venturës.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës shpjegoi episodin për mediat, ndërsa tha se nuk kishte për qëllim të fyente njeri.

“Kam 20 vite eksperiencë në Koverçiano dhe e kuptoj mirë se çfarë duhej në ato momente. Doja të jepja një indikacion taktik dhe nuk doja të fyeja askënd. Më kërkuan të futesha unë, por na duhej goli dhe rekomandova menjëherë Insignen, sepse ai ishte më i vlefshëm sesa unë në ato momente. Unë doja të luaja, por më tepër doja të shënonim”, tha De Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat