Tavecchio: Jemi të hidhëruar

Futboll

Tavecchio: Jemi të hidhëruar

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 15:47
Giampiero Ventura

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, dot nuk e ka përpirë mos kualifikimin e Italisë në Kampionatin Botëror. Ai nuk ka dhënë asgjë konkrete se do të shkarkohet apo jo përzgjedhësi italian, Giampiero Ventura.

“Jemi thellësisht të hidhëruar dhe të zhgënjyer për mungesën e kualifikimit në Botëror. Është një zhgënjim sportiv që kërkon një zgjidhje, ndaj do të zhvillojmë një mbledhje me të gjithë anëtarët e federatës, për të bërë një analizë të thellë dhe për të vendosur për të ardhmen”, ka thënë Tavecchio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat