Danimarka turpëron Irlandën, siguron biletën për Botëror

Futboll

Danimarka turpëron Irlandën, siguron biletën për Botëror

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 22:43
Festimi i golit

Danimarka ka shënuar fitore të thellë prej 1:5 në udhëtim ndaj Irlandës, për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Danimarkës është e 30 që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës, pas fitores së merituar prej 1:5 ndaj Irlandës.

Danezët fillimisht ishin në disavantazh me golin e Duffy, por mysafirët u kundërpërgjigjen fillimisht me Christansen, tre gola të tjerë të Christian Eriksen dhe Bendtner nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Danimarka shkon në Kupën e Botës me rezultat të përgjithshëm 1:5, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar baras 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat