Fuadi që kishte drejtuar gjeneratën e artë të Prishtinës së Fadil Vokrrit

Futboll

Fuadi që kishte drejtuar gjeneratën e artë të Prishtinës së Fadil Vokrrit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:28
Fuad Muzuroviq

I ka mbush 72 vjet. Emri tij nuk harrohet nga gjeneratat e vjetra të Republikës së Kosovës. Njihet si nga trajnerët që kishte bërë nam me Prishtinën në Ligën e Parë të Jugosllavisë (rreth periudhës 1983-86). Kishte drejtuar Prishtinën e gjeneratës së artë në krye me Fadil Vokrrin, Fadil Muriqin, Ramadan Cimilin, Kujtim Shalën, Edmond Rugovën, Agim Canën, Shefqet Sinanin, Sahit Kelmendin, Skënder Shengylin, Neshet Zhavelit, Mensur Nexhipit, Arbnor Morina, Xhevdet Muriqit, etj.  

Ky është boshnjaku Fuad Muzuroviq, i lindur në Bjello Polje të Malit të Zi, ndryshe ka qenë edhe përzgjedhës i parë i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës. Pas tij si emër i madh që kishte drejtuar Prishtinën pa dyshim se ka qenë edhe kroati Miroslav Çiro Blazheviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat