Trajneri i Suedisë i habit të gjithë me gjestin e tij

Futboll

Trajneri i Suedisë i habit të gjithë me gjestin e tij

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:29
Janne Andersson

Pas kualifikimit në Botërorin, Rusi 2018, kombëtarja e Suedisë e ka festuar pafund këtë moment tepër të vecantë dhe të rëndësishëm e për më tepër një kualifikim me peshë përballë një kundërshtari të madh. Festa nisi që në fushën e blertë, fill pa vërshëllimës së gjyqtarit.

Më pas momentet e festimit u spostuan në dhomat e zhveshjes. Sigurisht në momente të tilla nuk mund të llogaritësh dëmet që mund të shkaktosh sepse normalisht është gjëja e fundit që të shkon në mendje. Sidoqoftë gjesti i bërë nga ana teknikut të Suedisë Janne Andersson është  me të vërtetë për t’u duartrokitur.

Mediat e huaja kanë arritur të fotografojnë  55-vjeçarin teksa pastron dhomat e zhveshjes mbeturinat që kishin lënë pas lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes. Sigurisht pjesë e festimeve ka qenë edhe ai, por gjesti i bërë është vertet i habitshëm. Një gjest ku për tu duartrokitur. Veprim i radhë ku ndoshta shumë prej kolegëve të tij do të kishin hezituar ta bënin.

Image
Janne Andersson
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat