Shkarkohet Ventura

Futboll

Shkarkohet Ventura

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:59
Gianni Piero Ventura

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Federatën italiane të futbollit, është marrë vendimi se trajneri Gianni Piero Ventura, do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares. Mbledhja që u mbajt në Romë, zgjati për më shumë se dy orë, dhe solli vendimin vetëm në orën 18:20. Ndërsa, nga ana tjetër, presidenti Carlo Tavecchio, ka deklaruar se nuk do e japë dorëheqjen nga pozicioni që mban. Gjasat janë që pasuesi i Venturës në stol, të jetë Carlo Ancceloti, i cili duket se është edhe i preferuar i tifozëve. Dështimi për të kualifikuar Italinë në një Kupë Bote, pas plot 60 vitesh, shkaktoi një “tërmet” të madh në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat