Shkëndija synon fitore në Kratovë

Futboll

Shkëndija synon fitore në Kratovë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:11
Ennur Totre

Shkëndija nga Tetova synojnë tjetër fitore në duelet me Sileksin, për të ndërprerë serinë pozitive që zgjat 8-të takime kampionale me radhë. Mbrojtësi i krahut Mevlan Murati beson se skuadra do të vazhdojë me performancat pozitive, ndërsa me respekt për Sileksin paralajmëron fitore të re të Shkëndijës, e cila ka një bilanc shumë pozitiv kundër Sileksit pasi në 11-të takimet e fundit në Kratovë njeh vetëm një humbje, përkrah 7-të fitoreve dhe tre barazimeve.

Skuadra të mërkurën ka punuar e kompletuar në seancën stërvitore, pasi me ekipin u bashkua edhe Ennur Totre që ishte angazhuar me Maqedoninë U21, mirëpo mesfushori ka ushtruar me intensitet më të lehtë dhe stafi teknik nuk do të rrezikojë ta aktivizojë për t’i dhënë edhe pak kohë të rikuperojë në tërësi lëndimin e pësuar në sfidën e fundit kampionale me Rabotniçkin.

Pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për lojë dhe stafi teknik pritet të komponojë formacionin në varshmëri prej taktikës që do të përdorë për këtë ndeshje.

Ekipi drejt Kratovës niset mëngjesin e të enjtes, ndërsa dueli me Sileksin nis në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat