“Skifterat” emocionojnë Kosovën, bënë diçka të papritur për 82-vjeçarin që mblidhte...

Futboll

“Skifterat” emocionojnë Kosovën, bënë diçka të papritur për 82-vjeçarin që mblidhte...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Hajrullah Fetinci

Nuk ka më mirë se kur ke mundësi dhe ndihmon dikë që ka më së shumti nevojë pavarësisht cilës moshë apo gjini i takon.  Një shembull që duhet ndjekur gjithsesi janë tifozët e zjarrtë të klubit të futbollit Gjilani, “Skifterat”. Ata ndihmuan plakun 82-vjeçar që mblidhte kanaçe. “Ky është Hajrullah Fetinci, 82 - vjeçar, jeton i vetëm në një shtëpi që vetëm shtëpi nuk mund ta quajmë. Përkundër moshës së shtyrë dhe shëndetit të përkeqësuar ai nuk e don lëmoshën prandaj me fuqinë e tij të pakët mbledh të gjitha kanaçet dhe hekurinat e qytetit, për të siguruar bukën e gojës.

Gjendja e axhës Hajrullah preku ndërgjegjen tonë dhe këtë javë përbën arsyen tonë të veçantë, për të cilën nuk do të udhëtojmë në ndeshjen e radhës. Në vend të kësaj, ‘Skifterat’ zgjodhën të i dedikojnë shpenzimet e udhëtimit për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së tij. Falënderojmë të gjithë Skifterat që nuk hezituan në tubimin e fondeve, ndërsa kërkojmë mirëkuptimin e luftëtarëve tonë të fushës, me të cilët pavarësisht rezultatit të takimit, do të jemi gjithmonë krenarë”, thuhet në faqen e KF Gjilanit-Skifterat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat