Prishtina e pret kundërshtarin e papërshtatshëm

Futboll

Prishtina e pret kundërshtarin e papërshtatshëm

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:47
Pamje nga një ndeshje

Pas pothuajse dhjetë ditëve, nesër (13.00) vazhdon kampionati me javën e XV. Prishtina e pret kundërshtarin e papërshtatshëm të Drenicës. Përderisa Prishtina pozicionet e dyta me 25 pikë, një më pak se lideri Llapi, Drenica ndodhet në zonën e barazhit, në vendin e 9-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Skenderaj, skuadrat kishin barazuar 1:1 në një ndeshje dramatike në 10-minutat e fundit të saj.

Prishtina vazhdon të ketë probleme me mungesa (Khalid, Mazrekaj, Boshnjaku), shumë diskutabil është Mankenda, ndërsa Bozhoviç është i suspenduar përshkak kartonëve, por në skuadër plotësisht i gatshëm është rikthyer Pefqeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat