Mourinho refuzon rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin, në skenë PSG

Futboll

Mourinho refuzon rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin, në skenë PSG

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:57
Jose Mourinho

Jose Mourinho frikëson drejtuesit e Manchester United, duke refuzuar rinovimin e kontratës që i kanë ofruar krerët më të lartë të klubit nga ‘Old Trafford’.

Në fakt ‘Special One’ u ka treguar drejtuesve të United, se pse nuk po rinovon.

Mourinho u ka bërë të ditur se është i përqendruar te puna me skuadrën, duke nënvizuar se dëshiron të përmirësojë më shumë ekipin dhe të fitojë të paktën një titull kampion në Angli gjatë kontratës që ka nënshkruar fillimisht me ‘Djajtë e Kuq’.

Kështu ka deklaruar trajneri portugez për gazetën Daily Mirror.

Kontrata aktuale e Mourinhos me Manchester United, skadon në qershor të 2019.

Sipas shtypit anglez në këtë refuzim të Mourinhos mund të jetë Paris Saint Germain me klubin francez që ka shfaqur interes për portugezin dhe e ardhmja e Mourinhos mund të jetë në stolin e Parisit.

Jose Mourinho më parë ka qenë të Chelsea ku kishte fituar tre tituj kampioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat