Skënderbeu barazoi me Flamurtarin!

Futboll

Skënderbeu barazoi me Flamurtarin!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:59
Lojtarët e Skënderbeut

Është mbyllur në barazim 1:1 supersfida e javës së 10-të mes Flamurtarit nga Vlora dhe Skënderbeut nga Korça, që në këtë sezon, bashkë me kampionët në fuqi, janë padyshim dy ekipet që kanë diktuar ritmin kampionatit. Kanë qenë pikërisht vlonjatët ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 38’ me Bicaj, ndërsa kur kishin mbetur vetëm dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Muzaka ka barazuar shifrat në 1:1. Pas përfundimit të javës së 10-të, Skënderbeu konsolidon pozitat në krye të renditjes me 26 pikë, 7 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Flamurtari rimerr i vetëm vendin e tretë, në kuotën e 17 pikëve. Kamza me Kukësin barazoi 2:2, kurse Laçi e mposhti Partizanin me 1:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat